Kodi Penal ngatërron PDK-në

9:14 / 24.06.2012
Kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë ditëve në vijim do të përballet me shqyrtimin e dy kërkesave kontradiktore që janë parashtruar nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Njëra është për kthim të Kodit Penal në rivotim, ndërsa tjetra për plotësim-ndryshim të të njëjtit kod, njofton “Koha Ditore”.

Të parën e ka parashtruar grupi parlamentar, ndërsa të dytën shefi i partisë dhe i Qeverisë, Hashim Thaçi.

Dy nismat janë ndërmarr menjëherë pas dorëheqjes së Hajredin Kuçit nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Drejtësisë, si pasojë e kalimit të Kodit Penal me dy nenet që cenojnë lirinë e medies.

Por si njëra, ashtu edhe kërkesa tjetër konsiderohen nga opozita parlamentare si të pambështetura në Kodin parlamentar dhe në Kushtetutën e Kosovës.

Kryetari i nënkomisionit për Rregullore të Kuvendit, Armend Zemaj, ka deklaruar të shtunën se “Kushtetuta e Kuvendit” nuk lejon kthimin në rivotim të ligjeve, kodeve, apo marrëveshjeve, pasi ato të jenë miratuar apo ratifikuar paraprakisht në seancë plenare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.