Sulm me koktej molotovi ndaj autobusit me serbë, i dyshuar një serb

18:35 / 28.06.2012
Në autobusin me të cilin udhëtonte një grup serbësh që ktheheshin nga Gazimestani janë hedhur koktej molotovi dhe gurë gjatë kalimit nëpër Prishtinë, kurse gjatë këtij sulmi janë plagosur 16 serbë, nga të cilët dy më rëndë, njoftoi radio KIM.

Lajmin e ka konfirmuar Dejan Milanovic, nga qendra e ndihmës së shpejtë në Lapnasellë, transmeton Koha. Sipas tij, dy persona që kanë pësuar plagë më të rënda janë transportuar për në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

Policia ka pranuar një informatë përmes linjës telefonike se në rrugën nga Prishtina në drejtim të Veternikut, te semaforët, afër hotelit Viktoria, disa autobusë janë gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.

Të njëjtit kanë informuar, po ashtu përmes linjës telefonike, se kanë vazhduar rrugën për në Llapnasellë, ku edhe kanë kërkuar tretman mjekësor në ambulancën e Llapnasellës. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për verifikim të informacionit dhe për veprime të mëtutjeshme policore.

Në rajonin e Prishtinës policia ka ndaluar një person të dyshuar të nacionalitetit serb, te i cili gjatë kontrollit janë gjetur dy radiolidhje, një palë dylbi dhe materiale tjera. Pas kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar në fshatin Korrotisht të komunës së Artanës, policia ka konfiskuar dy revole.

Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se pos 35 policëve të plagosur në Merdare, një incident tjetër ka ndodhur në Graçanicë, tek varrezat serbe në rrugën për në Sushicë, ku disa të rinj serb kanë gjuajtur me gurë një autobus që qarkullon në linjë të rregullt në atë relacion. Lidhur me këtë rast policia ka dalë në vend të ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar si të përfshirë në këtë rast. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:55 / 19.05.2013

Vigani: Nuk kisha qëllime seksuale me Elenën

I larguari i fundit nga shtëpia e “Big Brother”, Vigani, ka folur rreth marrëdhënieve të tij me Elenën, duke thënë s...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.