Presidentja dënon sulmin ndaj pesë autobusëve me udhëtarë serbë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dënoi sulmin me koktej molotov ndaj pesë autobusëve me udhëtarë serb në Prishtinë duke e cilësuar atë si një përpjekje për të sfiduar stabilitetin në vend.Presidentja Jahjaga e vlerëson sulmin si një akt të patolerueshëm dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe parimet mbi të cilat po ndërtojmë shtetin tonë demokratik, që u garanton të gjithë qytetarëve të drejta të barabarta pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo racore.
Presidentja Jahjaga u bënë thirrje organeve të rendit që të hetojnë këtë incident dhe të sjellin përpara drejtësisë kryesit e tij. /Telegrafi/