Topi viziton Kosovën, “bojkotohet” nga Thaçi

8:58 / 29.06.2012
Nuk dihet nëse kjo do të jetë vizita e fundit jashtë vendit si president, por Bamir Topi do ta vizitojë edhe njëherë Kosovën si kreu i shtetit shqiptar.

Me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe në krye të delegacionit zyrtar, në përbërje të të cilit do të jenë krerë të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe deputetë, do të zhvillojë vizitë dyditore.

Fillimisht do të takohet me Jahjagën ku të dy homologët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, për t’u pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive zyrtare, njofton "Shekulli".

Topi gjithashtu do të zhvillojë takime me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me zv.kryeministrin, Behgjet Pacolli, kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe me të tjera personalitete të larta shtetërore. Topi po ashtu pritet të mbajë një fjalim në Kuvendit e Kosovës.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti i Shqipërisë do të bëjë homazhe për nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës në Gllogjan, si dhe do të zhvillojë një vizitë në qytetin e Gjakovës, transmeton “Zëri”.
Në këtë agjendë të zyrës së shtypit të Topit, mungon takim i tij me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:43 / 20.06.2013
Mila Kunis

Kunis: Dashuria është mrekulli

Mila Kunis më fund ka folur për dashurinë e saj që ndjen për të dashurin Ashton Kutcher, duke thënë se kjo është një...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
10:38 / 20.06.2013

Nenadi “masakron” buxhetin

Auditori i Përgjithshëm ka zbuluar një mal shkeljesh në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.