Vijat e kuqe, zgjidhja e veriut

9:18 / 29.06.2012
Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Fracois Fitou ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, duhet të respektohet sovraniteti i Kosovës, duhet të vazhdohet zbatimi i planit të Ahtisaarit në të gjitha pikat dhe se duhet të ndodhë një përafrim i Qeverisë së Kosovës me qytetarët serbë në veri.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, ambasadori francez ka thënë se dialogu teknik me Serbinë duhet të vazhdohet, por së pari duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Fitou ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar mirë rreth integrimit të veriut, por ka kërkuar që për integrimin e veriut të flitet pak e të punohet më shumë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, ka thënë se duke i respektuar vijat e kuqe mund të presim një zgjidhje për veriun.

“Bashkimi Evropian, ne, duhet t’i caktojmë vijat e kuqe, duke pasur parasysh që jemi miq të Kosovës, në të njëjtën kohë nuk jemi armiq të Serbisë apo e kundërta. Cilat janë vijat e kuqe? Nuk do të ketë ndarje. Do të ketë respektim të sovranitetit të Kosovës. Zbatim të planit të Ahtisaarit në të gjitha pikat. Përafrim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në veri. Në qoftë se i bëjmë të gjitha këto, do të gjejmë një zgjidhje të kujdesshme për veriun”, ka thënë Fitou. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.