Vetëvendosje dërgoi Kodin Penal në Kushtetuese

11:55 / 29.06.2012
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar Kodin Penal të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja Alma Lama tha se nenet tashmë të kontestuara, që kanë të bëjnë me mediat, cenojnë lirinë e medias.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, dërgoi Kodin Penal të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje konsideron se neni 37 e 38 i Kodit Penal të Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Sot kemi ardhur këtu në mënyrë që të marrim vesh përfundimisht nëse këto nene janë apo jo në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kemi thënë se janë në kundërshtim me kushtetutën dhe përkatësisht me nenet 40 e 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe me nenin 10 të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e cila gjithashtu është pjesë e kushtetutës” , tha deputetja Lama.

Ajo tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese të interpretojë drejtë dhe në mënyrë të pavarur këtë çështje. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.