Dacic: Serbia do t’i kthejë forcat e sigurisë në Kosovë

14:20 / 29.06.2012
Kryeministri i ri i Serbisë, Ivica Dacic duke komentuar ngjarjen e dhunshme në Merdar, ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisë do të angazhohet për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

“Vidovdani është një festë e madhe për popullin serb dhe në çdo Vidovdan ndodhin incidente në Kosovë. Nëse populli serb në Kosovë nuk mund ta festojë këtë festë, atëherë parashtrohet pyetja se kush mund ta sigurojë jetë e qetë të serbëve në Kosovë. Ju e dini se në Kosovë ne nuk i kemi forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Serbisë do të insistojë mu në këtë”, ka deklaruar Dacic për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton ‘Koha”.

Si kryeministër i ri i Serbisë, Ivica Dacic, planifikon të thirret në Rezolutën 1244 ku parashihet se nëse e lejon komandanti i KFOR-it, Serbia mund të kthejë deri në 1000 trupa në Kosovë. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.