Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës i paprekshëm

14:33 / 29.06.2012
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, para ligjvënëse kosovarë theksoi se Shqipëria mbështet integritetin, sovranitetin dhe aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërsa sipas tij, zhvillimi dhe përparimet e bëra në Kosovë i kanë hequr tashmë paragjykimet që ishin më herët.

Kuvendi i Kosovës ka organizuar një seancë solemne për nder të presidentit shqiptarë, Bamir Topi, i cili me këtë rast i është drejtuar deputetëve të Republikës së Kosovës.

“Ju jeni shembulli më i mirë për t’i dëshmuar botës demokratike se si një vend i vogël por me forcë të madhe morale ia arriti që brenda vetëm një dekade të ndahet nga dhimbjet e të kaluarës dhe ta transformojë zonën e luftës dhe gjenocidit serb në një shoqëri të paqes, harmonisë, demokracisë dhe vlerave evropiane. Kosova është shembull i forcës për ndryshim, i fitores së të mirës ndaj të keqes, i vendosjes së drejtësisë historike”, ka deklaruar Topi.

Duke iu referuar zhvillimeve në rajon, Topi tha se e mbështet dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit duke e kuptuar atë si një dialog ndërmjet dy shteteve të barabarta që respekton plotësisht integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Ne mbështesim vullnetin e palëkundur të Kosovës për dialog të barabartë dhe intensiv me të gjitha vendet fqinje, përfshi edhe Serbinë duke e vlerësuar atë si investim pozitiv dhe në interes të vendeve e popujve të përfshira në këtë proces. Shqipëria vlerëson se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshëm. Në vijimësi mbështesim përpjekjet e juaja për shtrirjen e plotë të autoritetit zyrtar në çdo pjesë të territorit të Kosovës”, ka thënë Topi.

Ndërkaq, kryetari Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta ketë në këtë seancë solemne Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Para se t’i drejtohej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, presidenti Topi është takuar me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Në këtë takim u vlerësua se Kosova dhe Shqipëria janë faktorë paqeje e stabiliteti në rajon dhe kanë agjendën e përbashkët, integrimet euro-atlantike. Ai tha se Kosova shtet i pavarur e sovran, i ka hequr tashmë paragjykimet që ishin më herët për të.
“Kosova ka shënuar përparime të dukshme dhe është faktor i paqes e stabilitetit në rajon”, është shprehur Topi.

Ai është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja Jahjaga, me ceremonitë më të larta shtetërore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: AFP
Foto: AFP
 
 
Magazina
18:32 / 23.05.2013
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Pitt: Angelina më ktheu në binarë

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka deklaruar se para se të njihej me bashkëshorten Angelina Jolie, ai i ka bërë vetëm dëm...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.