Kallaba i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Plevneliev

14:40 / 29.06.2012
Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba, është takuar me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, me ç’rast i dorëzoi letrat kredenciale.

Në njoftimin e MPJ-së thuhet se presidenti bullgar Plevneliev shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe me tej.

Presidenti Plevneliev ndër të tjera ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Republikës se Bullgarisë dhe Republikës se Kosovës janë miqësore dhe afatgjate.

Ai ka përgëzuar popullin dhe Qeverinë kosovare për të arriturat e mëdha në përpjekjet për krijimin e një shteti sovran, të pavarur dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe multi-etnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Në njoftim thuhet se ambasadori Kallaba dhe presidenti bullgar Plevneliev, biseduan rreth zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës me ç´rast presidenti bullgar theksoi se shteti i tij vazhdon të mbetet i përkushtuar në përkrahjen e shtetit të Kosovës për ndërtimin e institucioneve demokratike.

Plevneliev shtoi se Bullgaria do të ofrojë mbështetjen e saj të plotë për rrugën euroatlantike të Republikës se Kosovës.

Në fjalën e tij, ambasadori Shpend Kallaba përcolli përshëndetjet e presidentes, Atifete Jahjaga, dhe urimet më të sinqerta të popullit, Qeverisë dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kallaba theksoi qëllimin e institucioneve të Republikës se Kosovës që si shtet demokratik të vazhdojë të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve me shtetin bullgar, mbështetur në miqësinë dhe respektin ndërmjet dy popujve si dhe në avancimin e mëtutjeshëm të paqes në rajon.

Kallaba po ashtu ka veçuar angazhimin e shtetit të Kosovës për avancimin e marrëdhënieve diplomatike, rritjen e shkëmbimeve tregtare si dhe rritjen e bashkëpunimit në arsim me Bullgarinë.

Ai tha se Ambasada e Kosovës në Sofje do të rrisë angazhimin edhe në drejtim të lobimit për njohje, konform Strategjisë për rritjen e numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.