Mbrojtja e Presidentes rrah një shofer veture

21:15 / 29.06.2012
Truprojat e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga po e shoqëronin atë derisa kjo e fundit u nis drejt një salloni bukurie në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë. Derisa ajo po bënte “look”, para se ta takonte homologun e saj shqiptar, Bamir Topi, eskorta e saj mbylli këtë rrugë, duke e vështirësuar kalimin e veturave tjera.

Në ato qaste, shoferi i një veture, i cili kërkoi që eskorta e Presidentes t’ia lironte rrugën, u grushtua dhe u dërgua në Polici nga truprojat, vetëm se këtë kërkesë e bëri me sirenë.

Në një xhirim amator që ka transmetuar Klan Kosova shihet sjellja dhunshme e pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt ndaj këtij vozitësi, raporton Koha. Hiç më mirë nuk u sollën as me ata që po xhironin këtë ngjarje.

Arbër Vllahiu, këshilltar i Jahjagës, tha për Klan Kosova se nuk ka çka të thotë për këtë problem pasi kjo ka të bëjë me Policinë e Kosovës.

Policia e konfirmoi rastin e ndodhur. Zëdhënësi, Brahim Sadriu tha se policët në fjalë janë detyruar ta arrestojnë personin, i cili, sipas tij, nuk i ka përfillura urdhrat. Ai tha se ndaj qytetarit është ngritur kallëzim penal për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.