Rexhepi: Iluzionet e Ivica Dacicit

15:08 / 30.06.2012
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës i janë kundërpërgjigjur mandatarit për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Ivica Dacic, i cili kishte deklaruar se do të angazhohet për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

Këtë deklaratë Dacic e kishte bërë një ditë pas kremtes së Vidovdanit ose Betejës Mesjetare të Kosovës, ku u shënuan disa incidente ndërmjet serbëve të ardhur nga Serbia, dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një prononcim të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, tha se deklaratat e tilla nuk janë asgjë tjetër, pos, siç i quajti ai, fontanë dëshirash. “Ajo çka është deklaruar është fontanë dëshirash edhe iluzion i Dacicit - këtë mund ta them shkurt”, deklaroi Rexhepi.

Dacic, para se të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re në Serbi, ka ushtruar postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndryshe, njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve të sigurisë, thanë se Dacic me deklarata të tilla, në vazhdimësi i ka provokuar institucionet e Kosovës.

Eksperti për çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerësoi se deklarata e fundit e Dacicit karshi Kosovës, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për institucionet e vendit.

“Këtë duhet kuptuar si një kërcënim direkt. Kjo mendoj që është një deklaratë se Dacic si një mandatar për formimin e qeverisë se re në Serbi, të ushqejë atë nacionalizimin dhe optimizmin serb. Kjo, po ashtu, bëhet në mënyrë që të paralajmërojë një opinion të ri për një qeveri ultra-radikale çfarë është aktualisht në Serbi, që do të mbrojë Kosovën me çdo kusht”, vlerësoi Ibishi.

Megjithatë, Ibishi, tha se, si institucionet e Kosovës, ashtu edhe ato ndërkombëtare që janë në vend, duhet të kenë kujdes, pasi që, sipas tij, ende funksionojnë struktura ilegale serbe në veri të Kosovës.

“Edhe ne, edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jemi të kujdesshëm, që realisht ai mund të ndërmarrë disa veprime jo ndoshta me ndërhyrje direkte me forcat speciale, mirëpo të vazhdojë me incidente në kufij, e normalisht edhe me strukturat paralele”.

“Këto mesazhe janë më tepër që t'i ushqejë nacionalistët serbë në këtë moment. Këtë sistem të tij të paralajmërimit mund ta realizojë nëse vazhdon mbajtja e strukturave paralele, qoftë të MUP-it, qoftë edhe të strukturave të tjera”, theksoi Ibishi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh nÃ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.