Reagimet gjermane: Dacic, simbol fatal në Serbi

15:47 / 30.06.2012
Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi, u vendos që Ivica Dacic të jetë mandatar i ri për kryeministër. Kreu i socialistëve ishte dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Milloshevicit.

Karriera politike e Dacicit ka filluar herët: në vitin 1990, në moshën 24 vjeçare ai u bë kryetar i socialistëve të rinj. Në vitet 90-të ai ishte ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Milloshevicit. Si zëdhënës i Partisë Socialiste ai mbronte luftërat qytetare dhe përhapte parulla nacionaliste. Pas rrëzimit të Miloshevicit në vitin 2000, dukej se edhe karriera e Dacicit po merrte fund. Por, ja që vetëm 12 vjet më vonë ai do të bëhet kryeministër i Serbisë, shkruan Deutche Welle.

Mbështetje tek forcat nacionaliste

“Krijimi i qeverisë së re në Beograd nën presidentin Tomislav Nikolic u jep të drejtë të gjithë atyre që dyshojnë se demokracia në Serbi po përjeton një hap mbrapa”, thotë deputetja gjermane dhe ekspertja për Ballkanin, Uta Zapf. Sipas saj, “forcat nacionaliste dhe reaksionare po marrin fuqi - madje në ditën e betejës në Fushën e Kosovës. Çfarë simboli fatal!”

Mandatin për krijimin e qeverisë Dacic e mori pikërisht në Vidovdan, përvjetorin e betejës në Fushën e Kosovës, kur forcat serbe u mundën nga trupat e perandorisë osmane. Me 28 qershor 1989, në Gazimestan u mbajt edhe fjalimi i Milosheviqit, me rastin e 600 vjetorit të Vidovdanit. Miloshevici atëbotë pati kërcënuar me luftëra të reja, që më pas edhe ndodhën.

Ashpërsimi i pozicioneve ndaj Kosovës

Johanna Deimel, nga Fondacioni i Evropës Juglindore, paralajmëron se në Beograd mund të ashpërsohen qëndrimet ndaj Kosovës. “Kryeministri i ri Dacic, sikur edhe presidenti Nikolic, angazhohet për ndarjen e Kosovës - gjë që është kundërshtuar nga BE, SHBA dhe vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thotë ekspertja. Sipas saj, emërimi i Dacicit për kryeministër “nuk sjell asgjë të mirë për rajonin”.

Çfarë do të ndodhë me kursin proevropian?

Deimel shprehet e shqetësuar. Përballja me të kaluarën e luftërave të viteve 90-të nuk është ndonjë temë e rëndësishme për krerët e ri në Beograd. Deimel ka frikë se edhe përpjekjet për afrim me BE-në do të dëmtohen prej toneve nacionaliste të qeverisë së re.

Serbia ka fituar në mars statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Ky kurs duhet të vazhdojë, pohon përfaqësuesi i liberalëve Rainer Stinner. Sipas tij, shumica e votuesve në Serbi janë deklaruar për një politikë proevropiane. “Të gjithë politikanët në Serbi, edhe Dacici, e dinë këtë. Mendoj se këtë rrugë do ta ndjekë edhe qeveria e re”, vlerëson ai.

Por në çështjen e BE-së, Dacic ka deklaruar disa herë në të kaluarën se Serbia nuk do të përkulet para presioneve dhe ultimatumeve të Brukselit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.