Aktivisti i Vetëvendosjes largohet dhunshëm

18:23 / 30.06.2012
Në një takimin me qytetarë të kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu është larguar dhunshëm nga skena e teatrit të qytetit, pasi bëri një performancë politike-artistike, njofton lëvizja Vetëvendosje.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje dënon ashpër sulmin e rojeve të kryetarit ndaj aktivistit Aliu, ku në njërën anë të buzëve është lënduar mjaft shumë nga goditja fizike.

Ky reagim i komunës dëmton rëndë demokracinë shprehëse qytetare, duke dashur që të prezantojë të arriturat e komunës, duke dashur që të kanalizohet opinioni publik në drejtim të dëshiruar të pushtetit komunal dhe për të mos shprehur keqqeverisjen, thuhet në kumtesën e VV.

“Aktivisti Aliu lexoi pranë kryetarit lajmin se: ‘Kryetari i komunës është dënuar nga gjykata me 700 euro gjobë dhe po ndiqet nga Njësiti për Krime të Rënda Ekonomike’ dhe menjëherë më pas duke vrapuar rojet e sigurimit, e kanë bartur zvarrë nga salla e teatrit dhe pas daljes jashtë e kanë goditur përsëri”, thuhet në reagimin e VV. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.