Zhvillimet në Beograd, alarm për Brukselin

19:09 / 30.06.2012
Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se Serbia me pushtetin e ri, është kthyer në një rrugë jo evropiane. Kurse ardhja e Ivica Dacicit në krye të Qeverisë, sipas Hoxhajt, duhet të jetë shqetësim për gjithë rajonin e Ballkanit, prandaj, thotë, se është përgjegjësi e Brukselit të reagojë. Hoxhaj ka thënë se Republikën e Kosovës deri tash e kanë njohur 91 vende të botës.

Duke komentuar mandatimin e shefit të socialistëve, Ivica Dacic, për kryeministër të Serbisë, Hoxhaj ka thënë se ky duhet të jetë një shqetësim për rajonin e Ballkanit.

“Ai ka qenë protagonist në zhvillime jo të lavdishme për këtë pjesë të Evropës. Ka qenë zëdhënës i një regjimi i cili ka bërë krime luftës në Kosovë, krime në Bosnjë, në Kroaci. Së dyti, koha dhe dita e cila është zgjedhë që të formohet qeveria, do të thotë një qeveri e Vidovdanit dhe ky është një mesazh shumë i keq për Republikën e Kosovës dhe vendet fqinje të Serbisë. Dhe së treti, deklaratat e tij të para se do të bëjë përpjekje që të rikthejë forcat serbe në Kosovë, janë pa dyshim deklarata, mesazhe të cilat edhe në Prishtinë edhe në Sarajevë edhe në Podgoricë edhe në Shkup edhe në Zagreb, shihen me shqetësime të caktuara”, ka thënë Hoxhaj për Zërin e Amerikës.

Ai më tej ka thënë se të gjitha këto flasin për atë që Serbia është kthyer në një rrugë antievropiane dhe askush më mirë sesa qytetarët e Kosovës, të Bosnjës, të Kroacisë, nuk e dinë se çka nënkupton një Serbi antievropiane. “Prandaj, mendoj që është përgjegjësi e Brukselit dhe partnerëve perëndimorë që të jenë të qartë, të prerë, sa i takon qëndrimit që duhet të mbajnë ndaj një qeverie që mund të formohet së shpejti në Beograd”.

Ndërsa lidhur me vazhdimin dialogut me Serbinë, Hoxhaj ka thënë se ai nuk mund të vazhdojë pa zbatimin e shtatë marrëveshjeve të arritura deri tash.

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë bisedime të veçanta për veriun e Kosovës, Hoxhaj ka thënë se zgjidhja për komunat e veriut është zbatimi i Pakos së Ahtisarit. Ai tha se është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojnë trysni ndaj Beogradit për të tërhequr strukturat e saj të paligjshme të sigurisë nga veriu i Kosovës.

Lidhur me dilemat që po shfaqen se sa vende realisht e kanë njohur deri tash Kosovën, ministri Hoxhaj ka thënë se Republika e Kosovës deri tash është njohur nga 91 shtete të botës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:21 / 20.05.2013
Mary J. Blige, Foto: Getty Images

Blige, probleme tjera me tatimet

Këngëtarja Mary J. Blige po përballet me një tjetër akuzë nga autoritetet amerikane për mospagim tatimi për 3.4 milionÃ...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
17:16 / 20.05.2013

AKP kërkon informata zyrtare për Trepçën

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të hënën ka kërkuar zyrtarisht nga përfaqësuesit e Trepçës, që të ofrojnë t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.