Dell: Kosova më ka hyrë në zemër

20:52 / 3.07.2012
“Kosova më ka hyrë në zemër dhe unë admiroj gjithë atë që keni arritur”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, në një pritje të organizuar për 236 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në pritje, ishin ftuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe ata të pranisë ndërkombëtare.

Me këtë rast, Dell tha se Shtetet e Bashkuara gëzimet e tilla i ndajnë zakonisht me miq, ndër të cilët janë edhe kosovarët.

“Gjatë kësaj kohe, Kosova më ka hyrë në zemër dhe unë admiroj gjithë atë që keni arritur. Shpresoj që pas 200 vjetëve, historia do të tregojë se të gjithë këtu ishin pjesë e të shkruarit të historisë që mundësoi themelet e forta për një Kosovë demokratike e plot jetë, e cila shërben si pishtar i lirisë në Ballkan”, ka thënë ambasadori Dell, i cili pas pesë vitesh është në fund të mandatit të tij si ambasador i SHBA-ve në Kosovë.

“Me 2 korrik 1776, në një ditë përcëlluese në Filadelfia, Kongresi i dytë kontinental votoi për të miratuar Deklaratën e Pavarësisë nga Britania. Me 2 korrik 2012 në ditën më të nxehtë të matur ndonjëherë në Vjenë, Grupi Drejtues Ndërkombëtar votoi për të miratuar fundin e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës”, tha në fjalimin e tij Dell, raporton Rel.

“Ka qenë nder për t’i shërbyer vendit tim në vendin tuaj. Kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për t’ju përshëndetur si ambasador”, theksoi ambasadori amerikan.

Si zakonisht, ai ndau lutjet e tij për dy vendet mike duke thënë: “Zoti e bekoftë Kosovën dhe Zoti e bekoftë Amerikën”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Christopher Dell
Christopher Dell
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.