Nikolic: Do të bisedoja me Jahjagën, por jo me Thaçin

19:36 / 9.07.2012
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë të hënën se do të pranonte të bisedonte me kryetaren e Kosovës, Atifete Jahjaga, por jo në takimet joformale, veç në takimin formal.

“Nuk shoh arsye pse te mos bisedoja me përfaqësuesit e Prishtinës, nëse vjen koha për llojin e tillë të bisedimeve. Mirëpo gjithsesi këtë nuk do ta bëja në tubimet joformale veç në takimet formale. Ne duhet ta zgjedhim a do t’i braktisim takimet apo në to do të luftojmë për qëndrimet tona, unë jam për atë që të marrim pjesë kudo ku duhet të dëgjohen qëndrimet tona ”, ka thënë Nikolic.

Mirëpo sipas tij, para kësaj duhet miratuar interpretim të përbashkët të marrëveshjes nga Brukseli që të dihet “nëse autoritetet në Beograd kanë pranuar që institucionet e Prishtinës të jenë të pranishëm në forumet ndërkombëtare derisa aty është edhe Serbia”.

“Duhet të shohim nën cilat kushte do të marrim pjesë. Nëse organizatorët i kanë përmbushur kushtet atëherë nuk shoh arsye të mos jemi aty ku janë përfaqësuesit e Prishtinës, qoftë edhe të mos i shtrëngojmë duart me ta”, ka theksuar Nikolic, raporton RTK.

Kurse Nikoliq, ka theksuar se shtrëngimi i duarve mes kryetarit të Partisë Demokratike, Boris Tadic dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Dubrovnik, ishte një gjest personal i Tadiqit. Ai ka bërë të ditur se të premten ka biseduar me Tadiqin për vizitën e tij të Dubrovnik, përkatësisht në samitin e Kroacisë dhe se ish-presidenti i Serbisë nuk e ka informuar se ai do të takohej me Thaçin. “Po të më kishte treguar, unë do t’i rekomandoja, që të mos i shtrëngojë duart me një njeri, i cili është nën akuza të rënda”, ka deklaruar Nikolic. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Tomislav Nikolic
Tomislav Nikolic
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.