Filloi punën Zyra Administrative në veri

14:41 / 10.07.2012
Pa ndonjë zhurmë të madhe apo ceremoni të përurimit, të martën ka filluar punën Zyra Administrative e Kosovës në veri të Mitrovicës. Në mëngjesin e së martës të gjithë të punësuarit në këtë Zyrë janë paraqitur në punë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se policia ka shtuar numrin e policëve në atë pjesë. Por, Hoti nuk ka mohuar as pohuar nëse zyra është hapur.

Zyra do të ketë 80 të punësuar dhe një buxhet vjetor prej 4 milionë eurosh. Shefe e kësaj zyre është emëruar Adrijana Hoxhic, e cila edhe më parë ka qene shefe e ekipit përgatitor për formimin e komunës në veri të Mitrovicës, në përputhje me Planin e Ahtisarit.

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë pasuar një takim me drejtuesit e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicë, që është hapur sot, raporton Koha.net. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Zyra Administrative në veri të Mitrovicës
Zyra Administrative në veri të Mitrovicës
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.