Pushteti serb vazhdon pastrimin etnik në Bujanoc

18:01 / 10.07.2012
Një grup huliganësh serbë kanë thyer disa shtëpi shqiptare në fshatin Novoselë të komunës së Bujanocit. Ata demoluan shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit, me qëllim frikësimin dhe shpërnguljen e tyre nga kjo tokë autoktone shqiptare.

Ka reaguar Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore me seli në Gjilan duke potencuar se kjo ngjarje vandale, ka ndodhur javën e kalaur në sytë e xhandarëve serbë të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë.

“Kjo ndodhi, lë të kuptohet se këta vandalë serbë ishin të organizuar nga vet shteti serb me të vetmin qëllim që edhe ata pak banorë shqiptarë që janë kthyer të jetojnë atje t’i frikësojnë në mënyrë që të detyrohen të largohen nga vatrat e veta”, ka deklaruar Sejdulla Kadriu, kryetar i kësaj shoqate.

“Pra, ato pak familje të cilat edhe ashtu me kushte të vështira jetese në të gjitha fushat e jetës, këto ditë u përballën me frikën, thyerjen e shtëpive dhe dilemën se si të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje në shtëpitë tyre. Edhe pse këto vende janë të mbushura me xhandarë e ushtarë serbë (që thonë se janë aty për shkak të sigurisë), shqiptarët këtu fare nuk kanë siguri. Këtë e dëshmon ky demolim i shtëpive, ndërkohë që autoret nuk kapën”.

Kadriu ka thënë se këto dëshmi të mësipërme, nuk janë vetëm fjalë, siç jemi mësuar të dëgjojmë e të vërtetojmë fakte të montuara për shqiptarët nga pushteti serb, por ky (demolim i shtëpive) dëshmohet me fotografi nga vendi ngjarjes.

“Këtë akt vandal, shoqata ‘Vatra’ e dënon ashpër, njëherit i bëjmë thirrje pushtetit ‘demokratik’ serb, (nëse ka demokraci), t’i ndalë këto vandalizma, të ndal politikën e spastrimit etnik të Kosovës Lindore të cilin spastrim e ka filluar në masë të madhe në vitin 1999 e po vazhdon deri në ditët e sotme”.

“Edhe njëherë, sa nuk është vonë, i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëjë presion dhe të vendosë sanksione ndaj pushtetit serb, në mënyrë që të ndalë këto veprime antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike ndaj shqiptarëve autokton të Kosovës Lindore”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.