Qeveria e re greke me qëndrim të vjetër

20:53 / 10.07.2012
Qeveria e re e Greqisë, shtetit që po mbahet me “infuzione” nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të mos falimentuar, ka shpalosur programin e ri në politikën e jashtme, por pa ndonjë ndryshim në raport me fqinjët dhe vendet tjera të rajonit.

Kabineti i ri qeveritar grek, që udhëhiqet nga Antonis Samaras, premton se do të mbështes integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, por ashtu sikurse qeveritë paraprake, synon të përfitojë sa më shumë nga vendet fqinje.

“Mbështesim me vendosmëri perspektivën europiane të Shqipërisë, ndërsa Greqia mbetet investitori më i madh i huaj në vend dhe partneri i dytë më i rëndësishëm tregtar. Bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve mund të përbëjë një pikënisje zhvillimi dhe prosperiteti, ndërsa faktorë të rëndësishëm në këtë përpjekje janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi”, theksoi të martën ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopoulos, në parlamentin grek.

Avramopoulos tha se në të ardhmen Athina do të synojë implementimin e marrëveshjes për kufirin detar midis të dy vendeve, që ka ngrirë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Kryediplomati grek nuk e përmendi Kosovën, përve ç rastit kur foli për Serbinë. Ai tha se shpreson që Serbia do të ruajë dhe forcojë orientimin proeuropian. “Vendi ynë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkaq mban një qëndrim konstruktiv dhe inkurajon çdo iniciativë që synon kapërcimin e problemeve të së kaluarës dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët europiane, për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministri i jashtëm grek, raporton BW.

Duke iu referuar marrëdhënieve me Maqedoninë, Avramopulos tha se çështja e emrit nuk është thjesht mosmarrëveshje për ngjarje historike apo simbole, që sigurisht kanë vlerë, por është çështje e së drejtës ndërkombëtare. “Greqia ka bërë një kompromis tepër të madh, duke pranuar një emër të përbërë, me referencë gjeografike dhe që përdoret kundrejt të gjithëve. Mirëpo udhëheqja e sotme e Shkupit, ka rrëshqitur në një intrasigjencë dhe retorikë që kap kufijtë e folklorit, duke shkaktuar pikëpyetje, të cilave arsyeja e ka të vështirë t’u përgjigjet, duke rënduar klimën e marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka thënë ndër të tjera kryediplomati grek. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Dimitris Avramopoulos dhe Antonis Samaras
Dimitris Avramopoulos dhe Antonis Samaras
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.