Pezull edhe reforma zgjedhore (Video)

13:58 / 14.07.2012
Komisioni për Reformën Zgjedhore ishte formuar me rezolutë të Kuvendit, pas marrëveshjes politike Thaçi–Mustafa–Pacolli. Sipas marrëveshjes, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen gjatë vitit 2012, pas reformës kushtetuese, ndërsa ato parlamentare në vjeshtën e vitit 2013, pas reformës zgjedhore.

Por, Gjykata Kushtetuese ka thënë se presidentja aktuale, Atifete Jahjaga, ka mandat deri në vitin 2016. Pavarësisht se ky vendim nuk prek drejtpërdrejtë Komisionin për Reformë Zgjedhore që e drejton deputeti i LDK-së, Haki Demolli, vendimi i Kushtetueses megjithatë ndikon në punën e këtij Komisioni.

Demolli thotë se reforma zgjedhore duhet të vazhdojë dhe takimet e radhës do të caktohen në mes të gushtit, kur deputetët të kthehen nga pushimet.

“Mund të them se në një farë forme afekton edhe vetë vendimi i tillë në punën tonë. Por, pavarësisht prej kësaj, jam i mendimit që procesi zgjedhor do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë ai për “Top Channel”. “Deri në marrjen e një vendimi eventual politik - nga cilido subjekt që mund të jetë i pakënaqur me marrëveshjen (pakon e marrëveshjes në përgjithësi) - do të vazhdojmë me punën tonë”.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do të veprojnë partitë politike që kanë kërkuar të respektohet marrëveshja politike e arritur në prill të 2011-ës, ndërmjet liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, atij të LDK-së, Isa Mustafa, dhe Behgjet Pacollit të AKR-së.

Deri tani, kryeministri dhe njëherësh lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që thotë se mandati i presidentes Atifete Jahjaga është 5 vjeçar. Në anën tjetër, LDK dhe AKR kanë kërkuar që marrëveshja të respektohet dhe që zgjedhjet presidenciale të mbahen ashtu siç është paraparë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.