Kushtetuta s’lejon dialog politik
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë dialog me askënd për tërësinë territoriale të Kosovës, pavarësisht thirrjeve të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon se çështja e veriut duhet të zgjidhet me dialog politik. Gjithashtu, edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka theksuar për “Tribuna Shqiptare” se dialogu duhet të jetë një proces i brendshëm, sikur gjatë vitit 2008-2009, kur edhe u themeluan disa komuna brenda për brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/