Hoxhaj nuk synon karrigen e Editës

8:29 / 1.08.2012
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka theksuar se zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri edhe më tutje do të jetë në krye të delegacionit të Kosovës për bisedime teknike me Serbinë. Kështu ai ka mohuar zërat e fundit se ai mund të jetë në krye të delegacionit kosovar.

“Zonja Edita Tahiri do të vazhdojë të jetë udhëheqëse e delegacionit të bisedimeve teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ky është qëndrim që kryeministri Thaçi e ka thënë disa herë”, thekson Hoxhaj.

Mirëpo, sipas tij, mund të ketë bisedime të krerëve të lartë të shtetit të Kosovës me ata të Serbisë, por vetëm sipas karakterit ndërshtetëror.

“Edhe presidentja Jahjaga, por edhe kryeministri Thaçi në formë të qartë disa herë kanë thënë se ata nuk ju ikin takimeve në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe përfaqësuesve të Serbisë, mirëpo këto takime janë të karakterit bilateral, ndërshtetëror. Ndërsa sa i përket situatës në veri të vendit duhet të ketë vetëm një proces të brendshëm, një dialog të brendshëm në mes të Qeverisë dhe qytetarëve”, ka thënë ministri Hoxhaj, për “Tribuna Shqiptare”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.