Me Serbinë s’ka nguti, gjithçka me reciprocitet

17:35 / 17.08.2012
Është fat për Kosovën që në Serbi qeverisin fytyra jo simpatike për perëndimin, njerëz të cilët kanë ngjallur dyshime serioze lidhur me të ardhmen e shtetit serb në strukturat euroatlantike. Kështu ka vlerësuar në një intervistë për “Radio Dukagjinin” ish kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Majko vlerson se nuk sheh asgjë të keqe nga dialogu me Serbinë, por thotë se varet se çfarë interesash ka pala që e ke përball. Serbia, thotë Majko, do të ulet në bisedime politike me Kosovën në kushtet kur më kushtetutën e saj Kosovën e ka krahinë të veten.

Ish-kryeministri shqiptar nuk pret që brenda një afati të shkurtër, apo siç thotë, brenda një mandati qeveritarë do të zgjidhet gjithçka që nuk funksionon mes Serbisë dhe Kosovës. Me serbët ,sipas tij duhet të ketë negociata shumë të kujdesshme dhe aspak të shpejtuara.

Majko në këtë dialog e sheh të domosdoshëm parimin e paritetit. Nëse bisedohet për statusin e serbëve në veri, duhet bisedohet edhe për atë të shqiptarëve në Luginë. “Nëse lihet një anë çështja e shqiptarëve në Luginë, atëherë sigurisht që pala serbe do të vie në tryezë me një lloj subvencionimi që sigurisht do ta vinte Prishtinën zyrtare në një lloj vështirësie të natyrshme. Për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë , e drejta e Prishtinës për të negociuar prevalon , vendoset mbi të drejtën e Tiranës zyratre. Nuk ka të drejtë Tirana zyrtare të hyj në negociata me Beogradin zyrtar për çështjen e shqiptarëve të Preshevës. Kjo është çështje që ka të bëjë me kufirin midis Kosovës dhe Serbisë”.

Duke komentuar kërkesat serbe që për çështjen shqiptaro –serbe të diskutoj me Tiranën ,Majko tha se në këtë mënyrë Beogradi dëshiron ta anashkaloj Kosovën, që në thelb shkon në mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Për Majkon është e rëndësishme të thuhet se me kërkesën e Serbisë, çështja e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka shkuar në GJND dhe është marr përgjigja. “Dhe çështjet e humbura në gjykatë nuk mund të negociohen në tavolina kafenesh”, tha Majko.

Duke folur për nevojën e unifikimit të spektrit politik kosovar në këto bisedime, Majko nuk sheh ndarje thelbësore mes qeverisë dhe opozitës. Ajo që vërehet si ndarje është ana procedurale. Ai tha se nuk ka nevojë për një koncenzusi të jashtëzakonshëm, meqë dialogu nuk është diçka e jashtëzakonshme.

“Kosova nuk merr frymë me oksigjenin e Beogradit. Kosova nuk ekziston sepse dikush e lejon apo nuk e lejon këtë në Beograd. Kosova është njohur nga fuqitë më të mëdha dhe kuptohet si realitet edhe nga të tjerët që ende nuk e kanë njohur. Kosova ka marr zgjidhjen historike me shpalljen e pavarësisë dhe mendimin e GJND-ës”, tha ndër të tjera Majko. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Pandeli Majko
Pandeli Majko
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.