Thaçi e Dacic bashkë në Këshillin e Sigurimit
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 21 gusht në New York, ku do të shqyrtohet raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për situatën në Kosovë, do të marrin pjesë kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreu i qeverisë serbe, Ivica Dacic.Sipas shkrimeve të medieve në Kosovë, të cilat i transmeton Blic, pritet që sekretari Ban Ki-moon "të bëjë presion” ndaj autoriteteve në Prishtinë e Beograd për të dëshmuar më shumë konstruktivitet në tejkalimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tashti në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sipas gazetës Epoka e Re, në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë kryeministri serb, por edhe shefi i ri i diplomacisë së Beogradit, Ivan Merkic, kurse nga pala kosovare aty do të jenë kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj. /Telegrafi/