Analistët kërkojnë konsensus para dialogut

17:13 / 18.08.2012
Në Kosovë, aktualisht, po zhvillohet një debat në lidhje me mundësinë e nisjes së një dialogu politik me Serbinë. Derisa Qeveria e Kosovës po kërkon një konsensus ndërpartiak për këto bisedime, disa nga partitë politike opozitare aktualisht janë duke i kundërshtuar këto bisedime me Serbinë.

Mirëpo, analistët politikë në vend konsiderojnë se spektri politik, duhet që sa më parë të arrijë një marrëveshje dhe të ulet e të bisedojë për platformën e bisedimeve politike me Serbinë.

Analisti i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, parashikon se me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, do të arrihet një konsensus mes partive politike për fillimin e dialogut.

“Nga jashtë shihet se konsensusi nuk mund të arrihet lehtë dhe shpejt, sepse kemi ende këto konfrontimet e brendshme, por unë besoj se me ndihmën ose presionet e faktorit ndërkombëtar, do të arrihet një lloj konsensusi i brendshëm. Dhe, mendoj, po ashtu, se do të jetë një lloj formule garantuese si edhe deri tash që nuk thuhet publikisht se ku do të jenë kufijtë, limitet edhe garancitë se për çka do të bëhet ky proces”, thotë Maliqi për REL.

Maliqi thotë se presioni apo ndikimi i faktorëve ndërkombëtarë në partitë politike do të bëhet në mënyrë që të krijohet një mbështetje më e madhe e forcave politike pro bisedimeve me Serbinë.

“Kjo nënkupton që LDK-ja, e cila momentalisht e reziston ose e ka një politikë kështu verbalisht të ashpër kundër dialogut, mendoj se si deri tash siç e ka treguar historia ,’palohet’ kur është një lloj interesi madhor ose paraqiten garancat se ky proces vërtet do të përfundojë me një avancim të Kosovës, të them ashtu të mbyllen disa pika neuralgjike që kemi, si çështja e veriut që po mbetet e hapur edhe pengon integrimin e Kosovës edhe vetë Serbisë në strukturat euro-atlantike”, tha Maliqi.

Analistët konsiderojnë se është me rëndësi që konsensusin mes partive politike të ndërtohet vetë, pa ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare pasi që, siç thonë ata, të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi shumë të madhe për gjendjen, në të cilën gjendet shteti.

Analisti tjetër, Ardian Arifaj, thotë se aktualisht është më se i domosdoshëm një konsensus për bisedimet politike me Serbinë, lidhur me atë se çka duhet të diskutohet me shtetin fqinj.

“Konsensusi i shpejtë duhet të arrihet rreth asaj se cilat do të jenë ato vijat e kuqe, temat të cilat nuk do të preken në çfarëdo bisedimesh me Serbinë. Sigurisht që ky konsensus është i domosdoshëm pas çdo bisedimesh me Serbinë”, thekson Arifaj.

Kurse, sa i takon çështjes së një konsensusi në rrafshin e formimit të një grupi për bisedime, për analistin Arifaj kjo është e panevojshme.

“Po nëse është fjala për ndonjë konsensus më të gjerë, që do të nënkuptojë edhe krijimin e ndonjë trupi para-politik, para-shtetëror çfarë ka qenë Grupi i Unitetit ose një koalicioni i gjerë qeverisës, nuk është nevoja që të krijohet një trup i tillë ose një qeveri e tillë ku do të përfshiheshin të gjitha partitë politike, sepse temat e mëdha politike mes Kosovës dhe Serbisë kanë marrë fund, janë trajtuar. Temat, të cilat do të preken, janë tema që mund t’i trajtojë çfarëdo qeverie”, tha Arifaj.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të sjellë pasoja të rënda për vendin, kanë thënë përfaqësuesit partive politike opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.