Hoxhaj përgëzon liderët e vendeve myslimane

18:49 / 18.08.2012
Me rastin e Festës së Bajramit, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka dërguar një telegram urimi për liderët e shteteve anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI) dhe shteteve anëtare të Ligës Arabe.

Ministri Hoxhaj ka përgëzuar përfaqësuesit e këtyre shteteve me shumicë të popullsisë myslimane për këtë festë, duke theksuar se në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë kanë testuar dhe demonstruar devotshmërinë dhe përkushtimin e tyre shpirtëror dhe fizik, duke rritur dashurinë e përbashkët, paqen dhe solidaritetin.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, sipas Hoxhajt, vlerat humane, toleranca, falja dhe dashuria ndërmjet njerëzve vlerësohen dhe kultivohen më shumë se çdo herë tjetër.

“Ne në Kosovë, në shtetin e ri evropian me shumicë të popullsisë myslimane, po e festojmë Bajramin në liri dhe pavarësi. Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, kemi arritur rezultate të dukshme në të gjitha sferat. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj dhe po ashtu besojmë se raportet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë do të thellohen në vjetët në vazhdim”, thotë Ministri Hoxhaj në letër, duke u uruar besimtarëve myslimanë, Bajram të gëzuar, lumturi dhe prosperitet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.