Kërkojnë të jenë pjesë e dialogut politik

21:53 / 18.08.2012
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kërkojnë të marrin pjesë në dialogun e paralajmëruar politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata vlerësojnë se në këtë mënyrë nuk do të lejojnë të merren vendime të cilat atyre do t’iu shkaktonin probleme edhe më të mëdha.

Nënkryetari Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic, ka thënë se nga liderët e Kosovës ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete për pjesëmarrjen e tyre në dialog, duke pasur parasysh faktin se bisedimet e ardhshme ende nuk janë definuar.

Ai rekomandon se pjesëmarrja e përfaqësuesve të serbëve do të mund t’i kontribuojë dialogut që do të pasojë

"Mendoj se komuniteti serb duhet të jetë i përfaqësuar në dialog. Se si do të përfaqësohen, mendoj se kjo nuk është shumë e rëndësishme, por ata duhet të jenë të përfaqësuar sepse bëhet fjalë për jetët e serbëve të Kosovës që jetojnë këtu ", tha Miletic për Radio Evropa e Lirë..

Ndërsa, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, vlerëson se është vështirë për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në bisedime me platformë identike të cilën e ofrojnë liderët kosovarë, për shkak se në disa çështje interesat bien në kundërshtim, prandaj, ajo vlerëson së paraprakisht duhet të arrihet marrëveshje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Ajo megjithatë potencon se serbët janë të nevojshëm në atë proces, në mënyrë që, siç thotë ajo, të mbrohet mundësia e ekzistencës së tyre.

Deputetja Trajkovic vlerëson se duhet të formohet grupi i serbëve që do të mund të bisedonte edhe me liderët shqiptarë të Kosovës por edhe me Beogradin.

Njëri nga liderët e serbëve të Kosovës, Randjel Nojkic, vlerëson se është e domosdoshme që serbët e Kosovës të jenë pjesë e dialogut më Beogradin, në mënyrë që , sipas tij, vendimet që merren arra të mos shkaktojnë probleme më të mëdha. Ai beson se do të arrihet progres në negociatat që do të zhvillohen, duke pasur para sysh faktin se do të ngriten në nivel më të lartë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Rada Trajkovic, deputete në Kuvendin e Kosovës
Rada Trajkovic, deputete në Kuvendin e Kosovës
 
 
Magazina
10:28 / 24.05.2013
Teodora

Këngëtarja bullgare huazon këngën e Albulenës

Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se dëgjon shumë këngë shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.