Serbët, në dialog me ëndrra të vjetra

14:22 / 20.08.2012
Megjithëse veriu i Kosovës, për zyrtarët e lartë shtetëror të Prishtinës, është vetëm "term gjeografik" dhe assesi temë politike në dialogun e ardhshëm, serbët janë skeptikë nga ajo që atyre iu ofron zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili për gazetën beogradase “Politika” se serbëve të veriut u garanaton të drejta në kuadër të planit të Ahtisarit. Serbët shprehen se dialogu i ardhshëm politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet në kuadër të kornizave të Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244.

 Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës pajtohen në atë se shqiptarët e duan një "Kosovë etnikisht të pastër", sepse, sipas tyre, ajo që premton Kuçi për perspektivën dhe identitetin kulturor e politik të serbëve janë vetëm fjalë.

Kryetari ilegal i Komunës së Mitrovicës në veri, Këstimir Pantic, ka thënë për gazetën “Politika” se serbët nuk u besojnë zyrtarëve shqiptarë dhe “të ashtuquajturave garanci të tyre”.

"Serbët nga veriu mund të negociojë me shqiptarët vetëm si pjesë e ekipit negociator të Qeverisë së Serbisë. Plani i Ahtisaarit, i cili u refuzua gjashtë herë në Këshillin e Sigurimit, në Kuvendin e Republikës së Serbisë për neve është i pavlefshëm, kurse Hajredin Kuçi nuk është në pozicion që neve në veri të na ofrojë asgjë. Ai vetëm mund të pranojë ose refuzojë atë që do t’ia ofrojë Qeveria e Serbisë”, ka thënë Pantic, duke rekomanduar që krerët e institucioneve të Kosovës të sillen ën pajtim me Rezolutën 1244

Ndërkaq, i ashtuquajturi Ministri i deritashëm për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, thotë se serbët që nga viti 1999 nuk i pranojnë institucionet e Prishtinës, “edhe ata gjoja ishin nën ombrellën e bashkësisë ndërkombëtare”.

"Serbët nuk i ndajnë ata të jugut të lumit Ibër dhe atyre në veri, por nuk është e njëjta situatë në Graçanicë, Gorazhdec, Anamoravë, Shtërpcë, sikurse në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq. Serbët në veri kurrë nuk do të pajtohen të jenë pjesë e sistemit të Prishtinës, sepse sikur të pajtoheshin me këtë, ata do ta kishin bërë këtë katër vjet më parë. Ne duhet të bisedojmë, por në harmoni me Rezolutën 1244”, tha Bogdanovic, duke u thirrur në atë se sipas Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244, Kosova është pjesë e Serbisë.

“Pres që në raundin e ardhshëm të dialogut, të ulemi dhe të flasim hapur, por sa po shoh unë dialogu për Kosovën po zhvillohet vetëm nëpër gazeta ", tha ai.

Edhe Zvonko Stevic, i cili deri kohët e fundit ishte Sekretar shtetëror nëtë ashtuquajturën Ministri për Kosovë, duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 thotë se bisedimet për veriun dhe Kosovën në përgjithësi duhet të zhvillohen bazuar në këto dy dokumente. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.