Bogdanovic: Është koha të pajtohemi me shqiptarët

18:45 / 8.09.2012
"Ka ardhur koha për një marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Mjaft me konflikte. Është momenti për pajtim”, ka thënë ish-ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.

Ai shprehet se Beogradi e Prishtina duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi, duke vazhduar dialogun e nisur me ndërmjetësimin e BE-së dhe duke zbatuar marrëveshjet që janë arritur deri më tani.

Sa i takon dialogut të nisur, Bogdanovic vlerëson se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë ndonjë zgjidhje kompromisi, me të cilën do të ishin të kënaqur të dy palët dhe në radhë të parë populli serb dhe shqiptar. Ndërkohë, thekson se Serbia nuk do e njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Ne kemi nisur një rrugë të mirë. Kemi nisur dialogun dhe kemi arritur disa marrëveshje. Ndërsa Qeveria e re tani duhet të zbatojë këto marrëveshje, ndonëse disa prej tyre janë realizuar në kohën e qeverisë sonë. Sfidat më të mëdha janë tani administrimi i integruar i vijave administrative, liria e lëvizjes dhe çështja e veriut. Pa zgjidhjen e çështjes së veriut nuk mund të ketë asnjë përparim në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit”, deklaron Bogdanovic për DW, transmeton “Express”.

Ai mendon që në veri të Kosovës është e rëndësishme të vendoset sundimi i ligjit, që të sigurohet liria e lëvizjes, që EULEX-i dhe KFOR-i të lëvizin të lirë, që të neutralizohen dhe eliminohen grupet ekstreme serbe dhe shqiptare në veri, që fajtorët dhe kriminelët të nxirren para drejtësisë.

“Më e rëndësishmja është që të shkojnë në drejtim të pajtimit. Konflikte dhe probleme ka pasur mjaft. Kanë kaluar 13 vjet nga konflikti dhe ne nuk kemi arritur asgjë - jo vetëm serbët, por as shqiptarët të cilët po ashtu kanë mbetur pa punë dhe jetojnë në gjendje të rëndë sociale. Ndaj, sa më parë duhet të zgjidhim çështjet politike në mënyrë që të përmirësojmë gjendjen ekonomike dhe njerëzit të fillojnë të jetojnë normalisht, nga puna e tyre”, përfundon intervistën e tij, Bogdanovic.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.