Vulin: Do t’i respektojmë marrëveshjet me Prishtinën

9:06 / 24.09.2012
Shefi i i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se do të respektohen marrëveshjet që qeveria e mëparshme serbe i ka arritur me Prishtinën. Sipas tij, ish-qeveria e Serbisë nuk kishte asnjë qëllim për të përmbushur këto marrëveshje, por "të mashtronte sërish serbët e botën që të qëndronte në pushtet”.

"Serbia është një vend serioz. Ashtu siç duhet t’i kthejmë dy miliardë, që na i ka lënë borxh qeveria e kaluar në vitet e fundit, ashtu duhet të respektojmë edhe ato që kishin nënshkruar me Prishtinën, ata që nuk është dashtë të kenë të drejtë të nënshkruajnë gjithçka”, ka thënë Vulin për “Novosti”.

Duke komentuar pretendimet e ish-shefit të ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovi, se qeveria serbe nuk është e detyruar që të zbatojë marrëveshjet me Kosovën, sepse nuk janë traktate ndërkombëtare, Vulin pyet: "E pse kanë nënshkruar dhe pse kanë biseduar. Nëse asgjë nuk është në Bruksel, atëherë asgjë nuk ka kuptim"?

"Tash edhe bashkësia ndërkombëtare mund të bindet se si kanë biseduar dhe si kanë sunduar ata. Për fat të keq, i kanë gënjyer serbët e botën, dhe kështu kanë luajtur me jetët e njerëzve në Kosovë dhe reputacionin e vendit tonë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.