Kosova, një nga bombat e kurdisura në Ballkan

18:38 / 11.12.2012

Në Ballkan janë disa bomba të kurdisura që mund të tensionojnë dhe destabilizojnë këtë rajon, shkruan gazeta austriake “Der Standard”.Sipas gazetës vjeneze, numri i bombave të kurdisura nis nga Kosova, përmes pjesës jugore të Serbisë, deri në Maqedoni dhe Bosnjë – Hercegovinë.

“Shpallja e pafajësisë për gjeneralët kroat nga Tribunali i Hagës dhe njëkohësisht shpallja e pafajësisë edhe për Ramush Haradinaj ka shkaktuar protesta tek opinioni serb, ndërsa këto vendime në Kroaci dhe Kosovë u pritën me festime dhe gëzime të mëdha”, shkruan gazeta vjeneze.

“Der Standard” shton se edhe aktivistë të mirënjohur të të drejtave të njeriut si Natasha Kandiq në Beograd dhe Zharko Puhovski në Zagreb kanë drejtuar kritika ndaj vendimeve dhe arsyetimeve të tyre nga gjykata e Hagës.

Kujdes i veçantë i është kushtuar edhe reagimit dhe kritikave të drejtorit të OKB-së për dialog humanitar, David Harland, i cili përmes një shkrimi në “New York Times” ka shprehur se gjykata ka sjellë drejtësi selektive.

Gazeta rikujton se në konfliktet në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, serbët kanë kryer numrin më të madh të krimeve, por sipas gazetës “ata nuk ishin të vetmit, dhe se nuk është e drejtë që vetëm ata të mbajnë përgjegjësi”.

Historiani Holm Sundhausen ka theksuar se historia e luftërave në ish-Jugosllavi vlen si paralajmërim për tu qartësuar. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.