Bora bllokon Pejën

19:42 / 11.12.2012
Bora që po bie tash e katër ditë ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen e qytetarëve si dhe automjeteve në komunën e Pejës.

Qytetarët e kanë jashtëzakonisht të vështirë të kryejnë obligimet e tyre ngase trotuaret janë të bllokuara nga bora që largohet nga rruga dhe hidhet në trotuare, ndërkohë që qytetarëve u duhet të ecin nëpër rrugën e automjeteve duke e rrezikuar kështu edhe jetën e tyre.

Edhe pse zyrtarët e Policisë Rajonale të Pejës thonë se rrugët kryesore janë të hapura për qarkullim , po ashtu edhe pikat kufitare, vështirësitë më të mëdha po hasen nëpër fshatra që në shumicë e fshatrave të Pejës sot nuk është zhvilluar as procesi mësimor, transmeton Kosovapress.

Zyrtari për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Xhevat Ibra ka thënë se të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme për automjete.

Ibra apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë pajisje dimërore si dhe të shtojnë kujdesin në komunikacion. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:36 / 20.05.2013

Pattinson dhe Stewart ndahen?

Mediat britanike raportojnë se Robert Pattinson dhe Kristen Steward i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se tr...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
10:56 / 20.05.2013
Foto: Zëri

Kush e shet “Voçarin”, AKP apo Mihajloviq?

Prona e ndërmarrjes shoqërore “Voçar” e cila është e regjistruar në Agjencinë kosovare të Privatizimit (AKP) në li...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.