Ja nga çfarë vdesin kosovarët!

17:21 / 14.12.2012
Më shumë meshkuj se femra kanë vdekur në Kosovë gjatë vitit 2011, ndërsa vendin e parë në kodifikimin shkakut të vdekjes e kanë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe tumoret (sikurse në 2010). Këto janë të dhënat e fundit që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë për vitin 2010-2011”.

Aty thuhet se për vitin 2011, në Kosovë janë raportuar gjithsej 7555 raste të vdekjeve. Prej tyre 4439 raste të meshkuj apo 58.78 për qind dhe femra më 3116 (apo 41,24 për qind), transmeton KP.

Sa i përket shkakut të vdekjes, thuhet se të dhënat tregojnë se vendin e parë, sipas rangimit e zënë: sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, me 59,27 për qind (pjesëmarrja në gjithsej të vdekur me diagnozë , tumoret me 15,04 për qind, pastaj simptomat, shenjat dhe rezultatet jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu me 8,18 për qind. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.