BE, SHBA e madje Dacici... kundër platformës serbe

21:38 / 21.12.2012
Washingtoni dhe Brukseli nuk dëshirojnë që në këtë moment të dalin me qëndrim zyrtar për platformën e Serbisë për Kosovën, të cilën e ka ofruar presidenti serb, Tomislav Nikolic.

Siç mëson ditorja “Blic”, qëndrimet e këtyre dy qendrave të politikës globale janë shumë negative dhe me këto qëndrime është i njoftuar edhe kreu i Serbisë.

“Pa komente. Qëndrimi ynë është i qartë dhe qëndron në konkluzionet e Këshillit të Evropës të 11 dhjetor”, ka thënë për "Blic" Maja Kocijancic, këshilltare për media e Përfaqësues së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Nga Ambasada amerikane në Beograd është thënë se “nuk mund të komentohet momentalisht platforma për Kosovën, e cila ende është çështje e diskutimit dhe ende nuk është publikuar si dokument zyrtar nga ana e Qeverisë së Serbisë”.

Siç mëson “Blic”, as Brukseli e as Washingtonit nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar në lidhje me ofertën e Beogradit, përderisa ajo akoma nuk është zyrtare. Njohësit e diplomacisë tërheqin vërejtjen se SHBA dhe BE pas konsultimeve do të dalin me qëndrim të përbashkët, ndërsa burimet e ditores serbe thonë se këto dy qendra do të ndikojnë tek partnerët e Serbisë që të ndryshojnë pjesët ku përmendet ushtria dhe policia. Meqë dihet se liderët dhe shtetet e BE-së kanë mbështetur dialogun mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, për implementimin e menaxhimit të integruar të kufirit dhe si prioritet kanë thënë se duhet transformohet struktura gjyqësore, ushtarake dhe policiore e Serbisë në veri të Kosovës, atëherë është e qartë se dokumenti i Nikolicit është në kundërshtim me parimet kryesore për të cilat angazhohet BE.

Është indikative për serbët se pse kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic - i cili në takimin e së dielës është pajtuar me të gjithë rreth platformës - dy ditë më vonë thotë se teksti nuk duhet të pamundësojë vazhdimin e dialogut, dhe se duhet të merret parasysh realiteti.

“Platforma nuk është ‘Shkrim i Shenjtë’... Nuk është qëllimi ynë që të sjellim dokumente që nuk do të realizohen”, ka thënë Dacici. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.