Arrin nota verbale e njohjes nga Pakistani

17:46 / 27.12.2012
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Republika Islamike e Pakistanit. Në notën verbale të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, theksohet se ky shtet ka marrë vendim për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Pakistanit shpreh komplimente për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin që të deklarojë se Republika Islamike e Pakistanit ka vendosur që të njoh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale, njofton MPJ.

Në notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit shpreh konsideratat më të larta për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Pakistani shtrihet në Azinë Jugore dhe ka një popullsi prej mbi 180 milionë banorë, duke qenë shteti i gjashtë më i populluar në botë.

Kryeqyteti i Pakistanit është Islamabadi dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuar prej vitit 1947.

Në kuadër të lobimit për njohjen e Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj disa herë ka takuar përfaqësues të lartë të Pakistanit.

Së fundi, në Xhibuti, gjatë pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, më 17 nëntor 2012, ministri Hoxhaj, ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:28 / 24.05.2013
Teodora

Këngëtarja bullgare huazon këngën e Albulenës

Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se dëgjon shumë këngë shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.