Lunacek: S’ka heqje të vizave pa luftimin e korrupsionit

11:45 / 28.12.2012
Luftojeni korrupsionin nëse doni heqjen e vizave. Ky është mesazhi i raportueses së Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

Lunacek duke folur në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se me fillimin e zbatimit të IBM-së, në fakt Serbia po njeh pavarësinë e Kosovës.

“Diçka si Republika Serbe në Kosovë nuk do të lejohet në as një mënyrë nga Bashkimi Evropian, kjo duhet të jetë e qartë. Do të thosha se veprimet që Qeveri serbe bën jashtë procesit të dialogut për nevoja të konsumit të brendshëm politik nuk duhet të merren seriozisht. Në Serbi ka njerëz që duan gjëra të tilla por unë mendoj se duhet të përqendrohemi në çështjet që zhvillohen brenda kornizave të dialogut nën drejtimin e zonjës Ashton, dhe jo të diskutojmë letra pa vlerë si është kjo platformë, sepse kështu do të kemi më pak shqetësime”, tha ajo.

Ajo ka thënë se serbët e veriut duhet të veprojnë njësoj si ata në jug të lumit Ibër, të organizojnë zgjedhje të lira - të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë, kryetarin e tyre të Komunës, por ato zgjedhje sigurisht që duhet të mbahen sipas ligjeve kosovare.

“Qeveria aktuale në Beograd po bën atë që Qeveria e mëparshme serbe kishte premtuar por nuk e kishte zbatuar. Tani kemi edhe paralajmërimin për zbatimin e IBM-së edhe në dy vendkalime të tjera kufitare më 31 dhjetor dhe palët në dialog janë në rrugë të mbarë. Edhe pse raportet midis Serbisë dhe Kosovës janë ende larg normalizimit do të thosha se zbatimi i IBM-së në kufirin mes dy shteteve, është një aspekt i rëndësishëm dhe sipas pikëpamjes sime, kjo do të thotë njohje implicite e Kosovës nga Serbia. Ngritja e vendkalimeve kufitare ku zbatohet Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të kufirit bëhet mes shteteve dhe kjo do të thotë njohje e një shteti”, tha Lunacek.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe se a ka ndonjë shpresë që gjatë vitit 2013 që të liberalizohen vizat, Lunacek tha se do të ketë një Komision i cili do të vizitojë Kosovën, do të vlerësojë përmbushjen e kushteve dhe do të bëjë një raport për Komisionin Evropian.

“Mendoj se janë bërë përparime në këtë drejtim, por duket se ka edhe ca punë për tu bërë sa i përket këtij procesi. Skandali i korrupsionit për pasaportat biometrike ku janë dhënë ryshfet 1. 4 milion euro ka dëmtuar procesin e vizave dhe ky rast duhet të sqarohet plotësisht nëse doni të hiqen vizat. Këso raste të korrupsionit jo që nuk ndihmojnë procesin e heqjes së vizave por e vështirësojnë atë. Sidoqoftë, duket se ekziston vullneti për sqarimin e këtij rasti të rëndë korrupsioni”, tha ajo. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.