Serbët bllokojnë rrugën, kundërshtojnë zbatimin e IBM në Bërnjakë

12:11 / 30.12.2012
Biznesmenë dhe afaristë nga veriu i Kosovës, sot në mëngjes kanë bllokuar rrugën magjistrale në Zubin Potok, rrugë kjo që shpie në pikën kufitare në Bërnjakë.

Barrikada është vendosur në qendër të Zubin Potokut, me qëllim të ndalimit të shkuarjes në pikën kufitare në Bërnjak, të EULEX-it, policisë kufitare të Kosovës dhe doganierëve të Kosovës, transmetojnë mediat lokale serbe në veri.

Të pakënaqur me marrëveshjen e arritur në Bruksel lidhur me doganat, serbët duan të pengojnë implementimin Marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, zbatimi i së cilës është paralajmëruar të ndodhe nesër edhe në Bërnjak.

Serbët thonë se nuk duan t’ia paguajnë kontributet institucioneve të Kosovës, por organeve shtetërore serbe.

Sipas informacioneve automjetet civile lirohen për qarkullim normal, kurse biznesmenët që kanë bllokuar rrugën, thonë se do të qëndrojnë aty derisa të hiqet dorë nga implementimi i Marrëveshjes së Brukselit edhe në vendkalimin kufitar në Bërnjak.

Bllokimin e rrugës ne veri e ka konfirmuar edhe zëvendës komandanti rajonal i policisë në Mitrovicë, nënkoloneli Ergin Medic.

“Që nga ora 8:00 e mëngjesit të sotëm, 20 deri 50 protestues serbë, meqë numri i tyre po variron, kanë bllokuar në Zubin Potok pjesërisht rrugën me 15 kamionë duke protestuar në këtë mënyrë kundër zbatimit të IBM-së në këtë pikë kufitare”, ka thënë Medic për Kosovapress.

Ai ka theksuar se tani automjetet e KFOR-it, EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë duke qarkulluar në drejtim të Bërnjakut, duke mos mohuar bllokimin e këtyre automjeteve në orët e para të mëngjesit.

Sipas tij, situata deri tani është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
10:58 / 23.05.2013
Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Nëse keni nevojë për një laptop të ri, atëherë me siguri se do të ju interesojë modeli i ri i laptopit Acer C7 Chromeb...
Ekonomi
10:33 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Çalik-Limak : Largon 30 punëtorë nga puna

Edhe pse ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj kishte thënë se as një punëtorë nuk do të largohet nga puna p...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.