Doganierët në veri - të jenë të përgatitur për sfida!

16:50 / 4.01.2013
Ndërrimi i doganierëve të Kosovës në pikat doganore në Bërnjakë dhe Jarinë është bërë pa probleme, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. Disa prej doganierëve që kanë qëndruar për gjashtë ditë janë ankuar për mungesë ushqimi dhe kushte të këqija higjienike.

Në anën tjetër, Stavileci thekson se vonesa ka ndodhur për shkak të mjegullës, por vlerëson se secili doganier që sipas orarit të rregullt duhet të qëndrojë tri dytë, parimisht duhet të jetë i përgatitur të qëndrojë edhe disa ditë më shumë, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme.

“Tashmë janë ndërruar doganierët. Ata u vonuan, sepse helikopteri i EULEX-it nuk arriti të fluturojë për shkak të mjegullës. Kjo nuk ka ndodhur më parë, por nëse ndodhë në të ardhmen, duhet të jemi të përgatitur”, ka thënë Stavileci. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.