Oferta e re e Dacicit: Ju neve veriun, ne juve OKB-në?!

16:39 / 16.01.2013

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, është i gatshëm për “kompromis”.

Siç shkruan ditorja serbe “Blic”, Dacici është i gatshëm të pranojë që Kosova të ketë një ulëse në OKB, por vetëm me një kusht: që Prishtina zyrtare ta pranojë ndarjen e Kosovës.

Sipas Dacicit, Kosova mund ta shantazhojë Beogradin në rrugën drejtë BE-së, ndërsa Beogradi mund ta shtantazhojë Prishtinën në rrugën e anëtarësimit në OKB.

“Kështu mund të vazhdojmë për 30 vite rresht, por kjo nuk është në interesin e askujt”, ka thënë ai. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.