“Të pakënaqurit” marrin përgjegjësinë për shpërthimet në Prishtinë

8:36 / 18.01.2013

Një organizatë, ose grup, i cili identifikon veten me “Të pakënaqurit”, përmes një porosie elektronike, që i arriti redaksisë “Koha”, pak çaste më parë, mori përgjegjësinë për djegien e tri veturave zyrtare në disa rrugë të Prishtinës.

Në njoftimin, të cilin publikohet pa asnjë ndërhyrje gjuhësore a tjetër, thuhet: “mbram ne ora 11:45 i kemi kall 3 kerre te qeveris caku i sulmit nuk u kan naj ministri por qeverija e kosoves. kerret me 3z janë sulmu per qita. mesazhin e sulmit e gjani ne nje paroll qi u shkru te minisrija e kultures (nmuri) tradhtart e qeveris po e dhajn veriun na jemi kundër dhe t'mllefosun”.

Tri shpërthime në vetura zyrtare në Prishtinë

Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë. Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje "Ulpiana", njëri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit.

Të tria shpërthimet kanë ndodhur brenda 20 minutave. Në raportin e Policisë thuhet se në të tri shpërthimet nuk ka të lënduar.

Në rrugën “Rr.Bajram Bahtiri, shpërthimi i parë ka ndodhur në 23:45, shpërthimi i dytë ka ndodhur në rrugën “Sali Novica” në 23:50, ndërkaq shpërthimi i tretë në rrugën “Henry Dynan”, në 00:03.

Dy prej veturave zyrtare kanë qenë të tipit Toyota. Policia njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ndërsa, edhe një shpërthim tjetër raportohet të ketë ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.