Pacolli, viktimë e koalicionit!

20:22 / 19.01.2013
Kriza e fundit në mes partnerëve të koalicionit nuk do ta shtyjë Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme, për shkak se pritet një koalicion i ri në mes PDK-së dhe AAK-së, ka deklaruar për Telegrafin Leon Malazogu nga Instituti D4D. Ndërsa, analisti politik Behlul Beqaj mendon se zgjedhjet e parakohshme nuk janë relevante përderisa nuk ka ofertë serioze dhe kualitative nga partitë politike.

Analisti Beqaj vlerëson se ndryshimi i figurave në parti nuk mjafton për ndryshimin e mendësisë politike.

“Kalimi i Çekut në PDK është indikator serioz se lidershipi aktual po e përdor anëtarësinë dhe elektoratin për interesa egoiste”, vlerëson Beqaj për Telegrafin.

Kritikat e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli drejtuar qeverisë në një tubim me simpatizantët e AKR-së në Kamenicë, Beqaj i arsyeton me faktin se koalicioni Aleanca për Kosovë të Re, të cilin e drejton Pacolli, është më i dëmtuari pas kalimit të Agim Çekut në PDK.

“Ai tash është viktimë e këtij koalicioni”, thotë Beqaj.

Ndërkaq, Leon Malazogu mendon se nuk ka ndonjë indikacion se do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sepse koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së pritet të ndodhë shumë shpejt.

"Përderisa nuk kemi ndonjë detyrim kushtetues ose krizë të thellë qeveritare, nuk duhet të ketë zgjedhje te parakohshme. Legjitimitetit i zgjedhjeve ka kuptim vetëm atëherë kur respektohen afatet e përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë", thotë Malazogu, i cili nuk është shumë optimist se Reforma zgjedhore do të realizohet në një afat të afërt kohor. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.