KMDL UÇK, Qeverisë së Kosovës: Nëse jo ju, ne do t’i rrënojmë lapidarët “kriminelëve serbë në Kosovë”

17:28 / 20.01.2013
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, dënon ashpër Heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së, nga ana e policisë dhe xhandarmërisë serbe.

“Ky veprim i Beogradit e tregon qartë se politika atje nuk ka ndryshuar, vazhdon të punoj me politiken gjenocidiale të kryekriminelit Milosevic. Këtë e vërteton se sot në pushtet është zëdhënësi i tij Dacic. Me politikën e vazhdueshme antishqiptare dhe me aktin e sotëm Serbia me çdo kusht po mundohet të bëjë spastrimin e trojeve Shqiptare në Preshevë Medvegjë dhe Bujanovc”, thuhet në një kumtesë të Këshillit, të nënshkruar nga kryetari Xhevdet Qeriqi.

“Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, kërkon nga Institucionet e Republikës së Kosovës që këtij akti t’i kundërpërgjigjen me largimin e lapidareve të kriminelëve serbë të cilët janë të vendosura në territorin e Republikës së Kosovës. Nëse Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk veprojnë në këtë drejtim, ne si Këshill do të reagojmë së bashku me qytetarët e Republikës së Kosovës për rrënimin e lapidarëve të kriminelëve serbë në Kosovë”.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kërkon nga Institucionet e Republikës që menjëherë t’i ndërpresin bisedimet me Beogradin, sepse “më nuk ka as një arsye dhe logjikë të bisedohet me ta”.

“Veriu i Mitrovicës është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës dhe ky problem duhet ta zgjedh Prishtina vetë. Krejt në fund jemi, në çdo moment dhe në çdo kohë jemi pranë vëllezërve tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe jemi të gatshëm në çfarëdo forme t’u përgjigjemi”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Xhevdet Qeriqi
Xhevdet Qeriqi
 
 
Magazina
12:11 / 19.05.2013
Chris Brown dhe Karrueche Tran

Chris Brown u ribashkua me Karruechen?

Këngëtari amerikan, i cili nuk po arrin të rehatohet me lidhjet e tij të dashurisë, Chris Brown, duket se është ribashku...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.