Uran Ismaili: Me ia bo një trajtim talibanesk Gazimestanit; Vlora Çitaku: Jo Uran, s’bon!

0:27 / 21.01.2013

Debatet dhe reagimet përkitazi me largimin e dhunshëm të monumentit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po zhvillohen edhe në rrjetin social Twitter. Ndër ata që kanë reaguar janë edhe Uran Ismaili, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në Prishtinë, dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku (foto të profileve të tyre në Twitter)

“Duhet me kon t meçem e me thon qe hakmarrja sosht zgjidhje veç zemra po thot qe me ja bo ni trajtim talibanesk Gazimestanit ku se kish pas” (sic.), ka qenë postimi i Ismailit.

“Jo Uran, as ne luftë varrezat, kishat dhe monumentet nuk i kemi shkaterru. Thi sis exactly what they want us to do (Kjo është pikërisht ajo çfarë ata duan të bëjmë ne – v.j.)” (sic), ka qenë përgjigja e Çitakut e cila është pasuar edhe nga ky postim i Ismailit: “s thash qe duhet po thash zemra po thot. Shume shtet terrorist jane, kogja ngjajshmeri me taliban kane per qato i permena” (sic.) /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.