Serbët kthejnë mbrapsht EULEX-in në Zubin Potok

11:59 / 22.01.2013

Një grup serbësh kanë kthyer mbrapsht të martën në mëngjes një kolonë të automjeteve të EULEX-it, e cila po qarkullonte drejt Bërnjakut, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur para orës 8:00 të mëngjesit në hyrje të Zubin Potokut.

“Edhe pas bisedimeve që kanë zgjatur rreth një orë mes përfaqësuesve të EULEX-it dhe serbëve të tubuar, nuk është arritur marrëveshje, dhe pjesëtarët e Misionit Ndërkombëtar janë kthyer mbrapsht, duke përdorur pastaj rrugë alternative për të arritur në Bërnjak”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se e tërë kjo ngjarje ka ndodhur me pretekst për të penguar doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës të shkojnë në kufirin e Bërnjakut.Ngjarjen e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës në Mitrovicë, pa dhënë shumë detaje. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.