Xhemajli mohon se ka pasur ultimatum nga Kryesia e PDK-së

13:16 / 22.01.2013

Kryetari i degës së PDK-së në Viti, Daut Xhemajli në një prononcim për Telegrafin ka mohuar se pasur ultimatum prej Kryesisë qendrore të partisë ose propozim-marrëveshje për zgjidhjen e problemeve në mes tij dhe kryetarit të komunës, Nexhmedin Arifit, i cili vjen nga radhët e po të njëjtës parti.

“Ka pas sugjerime dhe këshilla të cilat na kanë ofruar kryesia e partisë. Zgjidhja e problemit është kthimi i PDK-së në pozicionet udhëheqëse në komunën e Vitisë”, ka thënë Xhemajli.

Mosmarrëveshjet në mes Xhemajlit dhe Arifit kanë filluar kur Kryesia e Degës së PDK-së në Viti e kishte shkarkuar këtë të fundit nga funksioni i sekretarit të degës me 30 qershor 2011 gjatë kohës që Arifi ndodhej në një udhëtim zyrtare në Irlandë.

Arsyeja e shkarkimit aso kohe ishte se Arifi si kryetar komune, ka keqpërdorur pozitën e tij në forma joligjore, duke imponuar autoritetin e tij në administratën komunale. Ai ishte akuzuar gjithashtu se me veprimet e tij ka nxjerrë PDK-në në opozitë.

Në anën tjetër, Nexhmedin Arifi ka thënë se ai është zgjedhur nga vota e qytetarëve të Vitisë dhe ka përkrahjen e PDK-së për këtë post. Ai ka shpjeguar se angazhimi i tij ka qenë që të mos lejojë që Xhemajli dhe grupi i tij që përmbysin rendin ligjor në degën e partisë.

Për këtë çështje, Arifi ka thënë se i ka dërguar letër Basri Musmuratit, koordinatorit të PDK-së për zgjedhjet e brendshme në PDK.

Problemin është përpjekur ta zgjidhë edhe Kryesia qendrore e PDK-së, por pa sukses. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.