Skandali i pasaportave e ka dëmtuar procesin e liberalizimit të vizave

17:10 / 24.01.2013
Raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk do të shtyhet, mirëpo s’ do të jetë frytdhënës për Kosovën, vlerëson Fatmir Curri nga Fondacioni kosovar për Shoqëri Civile.

Dje ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ky raport do të publikohet me 12 shkurt.
Curri ka thënë për Telegrafin se skandali i pasaportave e ka dëmtuar rënd procesin e liberalizimit.

“Duhet të theksoj se edhe Parlamenti Evropian ka humbur simpatinë për Qeverinë e Kosovës, veçanërisht raportuesja Ulrike Lunacek”, thotë ai, duke shtuar se vullneti ka humbur edhe prej institucioneve të Kosovës.

“Nuk pritet që liberalizimi i vizave të ndodhë deri ne fund te vitit 2014”, ka deklaruar Curri.

Skandali që ka shpërthyer Ministrinë e Punëve të Brendshme - me 1.4 milion eurot e destinuara për prodhimin e pasaportave biometrike, që kishin “humbur” rrugës duke mos shkuar në kompaninë austriake “Osterreichische Staatsdruckerei”, por në xhirollogari të shtetases gjermane Natali Veliaj - ishte vlerësuar që në fillim nga partitë opozitare në Kosovë se do të prodhojë efektet e para negative në procesin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.