Halimi: Jemi mësuar të na quajnë ‘ekstremistë islamikë’

15:35 / 31.01.2013
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi nuk ka arritur të enjten që të kërkojë përgjegjësi nga kryeministri Ivica Dacic për çështjen e përmendores së policëve të vrarë serbë në fshatin Luçan të Bujanocit. Halimi kishte planifikuar të shfrytëzonte një paraqitje të qeveritarëve serbë në një seancë të Kuvendit, por kjo u shty për një seancë tjetër.

Në një bisedë për Telegrafin, Halimi ka deklaruar se para dy muajsh kishte kërkuar nga kreu i Ekzekutivit serb shpjegime për përmendoren në Luçan, por Dacic nuk kishte kthyer përgjigje, edhe pse ligjërisht ishte i obliguar që të përgjigjej brenda një periudhe njëmujore.

“Unë jam deputet i pavarur, edhe kam të drejtë që vetëm një herë në muaj të kërkojë sqarime nga qeveritarët, ndërsa tash duket se do të kalojë edhe një muaj tjetër. Është e qartë se nuk ka vullnet për këtë çështje”, ka thënë Halimi.

Shqiptarët kanë paralajmëruar nesër një protestë në Bujanoc për këtë çështje.

Deputeti shqiptar ka deklaruar se janë ndier shumë keq kur Dacic kishte krahasuar çështjen e lapidarit të UÇPMB-së me Al-Qaeden.

“Ky identifikimi i shqiptarëve me ‘ekstremizmin islamik’ është politikë e vjetër serbe. Ata tash sigurisht e keqpërdoren edhe një performancë që e patëm ne gjatë një proteste, kur në shenjë solidarizimi me dhjetë ish-luftëtarët e UÇPMB-së të akuzuar për terrorizëm, patëm veshur fanella me mbishkrimin: Edhe ne jemi terroristë. Por, tash zyrtarët serbë krejt shqiptarët kanë nisur t’i identifikojnë me terrorizmin”, ka thënë Halimi.

Krerët politikë shqiptarë i kanë kërkuar emisarit special të OSBE-së, Knut Vollebaek që çështja e përmendores në Luçan dhe shqetësimet e tjera t’i adresohen kreut shtetëror serb, ndërsa kanë marrë premtimin nga zyrtari ndërkombëtar se kjo do t’i bëhet e qartë zyrtarëve qeveritarë serbë.

Halimi deklaroi se është i zhgënjyer nga presioni i pakët ndërkombëtar ndaj Serbisë, që zë fill prej majit të vitit 2001, kur NATO pati vendosur që të relaksojë zonën prej 5 kilometrash midis kufirit të Kosovës dhe Serbisë.

“Asokohe i pata shkruar ish-sekretarit Robertson, por përgjigja e tij ka qenë se qëllimi ishte që autoritetet e sigurisë dhe ato ushtarake të vendosnin raporte mirëbesimi me banorët në këtë zonë. Por, asnjëherë kjo nuk u bë. Bile po ndodh e kundërta, duke shtuar presionin ndaj shqiptarëve për braktisjen e trojeve”, ka thënë Halimi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.