Selmanaj: Ta dinë edhe amerikanët, se nuk bën të zbatohen “vendimet e Milloshevicit”

20:54 / 31.01.2013
Ambasadorët e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe kanë vizituar sot Komunën e Deçanit, ndërsa drejtuesve komunalë u kanë sugjeruar që të zbatojnë vendimin e gjykatës rreth dy pronave të kontestuara me Manastirin e Deçanit. Ndërsa, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka deklaruar për Telegrafin se ua ka bërë të qartë ambasadorëve se nuk pranojnë vendimet që janë marrë gjatë epokës së Slobodan Milosevicit.

Selmanaj ka deklaruar se ambasadorëve u ka thënë se këmbëngulja për t’i dhënë këto prona do të nxisë tensionimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet qytetarëve, Komunës dhe përfaqësuesve të Manastirit.

“Ambasadorët janë të vetëdijshëm për situatën e ndjeshme. Edhe ne ua sqaruam se nuk ka kuptim që të zbatohen ligjet të cilat qëmoti janë shfuqizuar”, ka thënë Selmanaj për Telegrafin.

Ai është i bindur se vendimi do të kthehet prapa nga shkalla e dytë e Gjykatës Supreme, ndërsa në rast të kundër do të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme më herët ka vendosur që t’i marrë si të bazuara provat, duke mundësuar që pronat e Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria” t’i mbesin në pronësi Manastirit të Deçanit.

Kundër këtij vendimi ka pasur edhe protesta, por autoritetet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për t’u respektuar vendimi.

Gjatë vizitës së sotshme, ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i ka ftuar udhëheqësit komunalë që ta zbatojnë vendimin shpejt, duke vlerësuar se kështu komuniteti do të ecë përpara.

“Gjatë vizitës së tij në Manastirin Ortodoks Serb në vitin 2010, nënpresidenti Biden tha se manastiri është pjesë përbërëse jo vetëm e të kaluarës së këtij komuniteti, por çka është edhe më e rëndësishme, edhe e të ardhmes së tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës presin që Deçani të shfaqë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vlera evropiane edhe për këtë. I nxis udhëheqësit lokalë të punojnë së bashku për promovimin e turizmit, mundësive dhe rritjes ekonomike”, ka thënë ambasadorja Jacobson. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Rasim Selmanaj
Rasim Selmanaj
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.