Remi parashikoi dështimin e koalicionit me AAK-në

16:14 / 4.02.2013
Nënkryetari i partisë në pushtet, Rrustem Mustafa–Remi, ka deklaruar se që nga fillimi kishte qenë i sigurt se nuk do të mund të bëhej marrëveshja e koalicionit me AAK-në. Ai ka deklaruar për Telegrafin se konceptet qeverisëse të dy partive ishin aq të largëta, saqë nuk kishte gjasa që të krijohej një qeveri e përbashkët.

“Ishte e ditur që nuk do të ndodhte, edhe mirë që nuk ndodhi, sepse nuk do të ishte funksional dhe nuk do t’i shërbente interesave të vendit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se PDK-ja kishte materializuar projektin e vet në kuadër të Ekzekutivit të vendit, dhe nuk kishte mundësi që të transformohej, për të futur edhe konceptin e AAK-së.

Sipas nënkryetarit të PDK-së, deri në zgjedhjet e ardhshme është mirë që të ketë marrëveshje politike, por jo edhe koalicione qeverisëse.

Mustafa ka deklaruar se para afërsisht një viti, ai kishte preferuar koalicionin me LDK-së, për shkak se vlerësonte se do të krijonte stabilitet politik.

Ndërkohë, Mustafa vlerëson se aktualisht skena politike është stabile, ndërsa koalicioni aktual është i qëndrueshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Është shumë pozitiv fakti që në zhvillimet politike në vend janë të përfshirë aktivisht strukturat evropiane në krye me Gjermaninë dhe miqtë e përhershëm amerikanë. Historikisht, kjo ka gjeneruar siguri për shqiptarët”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.