Radikalët protestojnë për takimin Nikolic-Jahjaga

15:36 / 5.02.2013

Zyrtarët dhe mbështetësit e Partisë Radikale Serbe kanë protestuar të martën në Beograd, duke akuzuar për “tradhti” presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic për takimin që pritet të zhvillohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Një nga pankartat mbanin mbishkrimin "E tradhtove Seselin, tash po e tradhton edhe shtetin”.

Dhjetëra pjesëtarë të radikalëve kanë thënë se Nikolic kur u betua ishte obliguar se do të punonte në ruajtjen e integritetit territorial të vendit, ndërkohë që tashmë nuk e bënë një gjë të tillë.

Madje funksionari radikal, Nemanja Sarovic i ka quajtur përralla deklaratat e Nikolicit që nuk do të njohë kurrë Kosovën, transmeton KP.

Protestuesit mbanin flamuj të Serbisë dhe parulla me imazhin e Seselit, gjithashtu, ka pas mbishkrime "Ne nuk jemi në BE", "Stop diktatet e SHBA-së dhe BE-së". /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.